Protesta e opozitës, VV: Paqësore!
S'ndalemi deri në largimin e qeverisë

Protesta e opozitës, VV: Paqësore!<br />S'ndalemi deri në largimin e qeverisë
Protesta e ditës së Pavarësisë do të fillojë sot në orën 14:00. Podiumi, ku do të ngjiten tre udhëheqësit e opozitës për të mbajtur fjalime para protestuesve, është rregulluar të martën pasdite, pak metra përpara selisë së Qeverisë.

Ndërkohë që deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu theksoi dhe se opozita do të bllokojë seancën e votmit të Thaçit si president.

“Protesta jonë do të nisë në orën 14:00 dhe do të jetë më madhorja. Nga informatat që unë kam do të jetë dyfishimi i pjesëmarrjes së 9 janarit. Do të përkujdesemi ta nisim paqësisht dhe do ta mbyllim paqësisht. Bëj thirrje për të protestuar paqësisht. Deklaratat se protestat do të jenë të dhunshme janë tendencioze. Protesta do të jetë paqësore. Koha politike e Mustafës e Thaçit ka mbaruar. Duhet të shkojnë në shtëpi- tha Haxhiu për Report TV

Pvarësisht faktit që protesta pritet të jetë paqësore deputetët e vetëvendosjes theksojnë se ata nuk heqin dorë nga reagimi deri në rrëzimin e qeverissë së Isa Mustafës. Fisnik Ismaili u shpreh gjithashtu se VV kërkon zgjidhje te situatës për marrveshjet që qeveria do të bëjë me Serbinë

Një tjetër detaj që theksoi Ismaili ishte akuza që ai hodhi drejt qeverisë si organizatorja e dhunës në protestën e 9 janarit .

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin