TIRANË - Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 5 eksponentë të PD-së dhe PL-së lidhur me protestën e djeshme të organizuar para godinës së bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, opozita ka zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe prishur rendin e qetësinë publike.

5 drejtuesit e protestës të proceduar janë: 
Adriana Kalaja, 
Tedi Blushi,
Belind Këlliçi.
Klevis Balliu dhe 

'Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.', njofton policia.