Protesta e PD-së/ Evi Kokalari: Qeveri teknike që pushteti t'i shkojë prapë Metës dhe Sali Berishës nuk ka! U ka ikur koha

Protesta e PD-së/ Evi Kokalari: Qeveri teknike që pushteti t'i shkojë prapë Metës dhe Sali Berishës nuk ka! U ka ikur koha

Tirane- Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës, por që më pas u kthyer në kritiken e tij pas zhvillimeve brenda Rithemelimit bëri një analizë të protestës së djeshme të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha para kryeministrisë. Protestës iu bashkua edhe Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë.

Kokalari thotë se koha e Berishës ka ikur prej 2021 dhe se opozita e deputetët e saj duhet të analizojë situatën ndryshe po turpërojnë veten por dhe torturojnë mbështetësit.

Duke analizuar propozimin për qeveri teknike, Kokalari thotë se qëllimi është që pushteti t'i shkoj prapë Ilir Metës dhe Sali Berishës por se kjo nuk do të ndodhë dhe se Rama do të qëndrojë në pushtet deri kur në opozitë të ketë figura vërtet që mund të bëjnë rotacionin jo për pushtet por për ndryshime reale dhe pa korrupsion.

“Msg i protestes sonte ishte i qarte - qeveri teknike qe pushteti t'i shkoj prape Ilir Metes dhe Sali Berishes.

JO! ROTACION ME TEK E VJETRA NUK KA. Rama ta mbaj qeverine (dhe tashti qe bleu keta te Trumpit, duket qarte qe do ta mbaj) derisa opozita te kete figura vertet qe mund te bejne rotacion jo per pushtet, por per ndryshime reale (pa korrupsion)

As 4,000 veta nuk ishit sonte. Filloni analizoni situaten, mos torturoni ata pak qe ju kane ngelur dhe i nxirrni neper fushata per te mbledhur protesta. Turp per dinjitetin e deputeteve qe i nxirrni neper rruge t'u kerkojne popullit t'ju bashkohen.

Njerezit nese duan te protestojne, s'kane nevoje per fletushka. Kur do ta kuptoni - IT IS DONE. YOU PEOPLE ARE DONE.

Berisha shansin e fundit e kishte ne 2021. E abuzoi deri ne fund.

Naten e mire te gjitheve. Personalisht nuk shoh drite ne fund te tunelit. Fatkeqesi!

Për gati dy orë e gjysmë opozita protestoi sot në Tiranë, ndërsa përveç Kryeministrisë, ndalesa pati edhe para Bashkisë së Tiranës. Dhejtëra molotovë iu drejtuan të dyja godinave, ndërsa Berisha iu drejtua militantëve përmes një videoje të regjistruar, ku foli për qeveri teknike. Të dy, bashkë me Metën sulmuan SPAK dhe drejtësinë e re. 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 12/07/2024 14:13

    Ashtu si Trumpit me Biden që ju ka ikur koha gjithashtu!! Por prapë aty janë, nuk ikin. Ti prit në rradhë mos u lodh a merzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi