Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestën e opozitës të mbajtur ditën e djeshme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ai kritikoi dhunën e protestuesve e cila sipas tij goditi imazhin e Shqipërisë në sytë e botës. Rama tha se opozita i dha material atyre që duan justifikime për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

"Çfarë trishtimi jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE, TURP", tha Rama.