Protesta e opozitës, reagon Blerina Gjylameti, ja si e lidh me 21 Janarin

Protesta e opozitës, reagon Blerina Gjylameti, ja si e lidh me 21 Janarin

Kryetarja e PS-së në Tiranë, Blerina Gjylameti ka reaguar pakë para protestës së opozitës, duke e theksuar se një protestë nuk mund të jetë një arsye besimi për t'i dhënë  kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janartit në duar në xhepat e shqyer me vjedhjet miliona euroshe. Gjithashtu Gjylameti ka shtuar se protesta e opozitës e opozitës është "copa e tortës që me babëzi presim ta marrimnëpërmjet shkatërrimit"

Reagimi i plotë i Blerina Gjylametit:

Sjellja e qytetëruar është ajo që i përket Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna.

Shqiptarët kanë kohë që i kanë larë duart nga gënjeshtra e shëmtuar, ku pushteti i përdorte si marioneta për t’i dhënë karrike politikanëve shterp.

Protesta është legjetime dhe e lirë, po kurrë nuk mund të jetë arsye besimi për t’i dhënë kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit në duar dhe xhepat e shqyer me vjedhjet miliona eurshe.

Ata janë alternativa e dhunimit të institucioneve, ithtarë të prishjes së pronës publike, plangprishës të integrimit të Shqipërisë dhe armiq të betuar të drejtësisë.

Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin. Ndaj sot qytetarët do ta ndajnë njëherë e mirë, se kush janë dhunuesit dhe shtetarët.

16 Shkurti atyre është copa e tortës që me babëzi presin ta marrim nëpërmjet shkatërrimit, 16 Shkurti ynë është qytetaria dhe besimi se çdo sfidë i përket zgjedhjes së shqiptarëve.

Sot shqiptarët për të disatën herë do besojnë, se vota e tyre është fuqia që dhuna kurrë nuk për ta zëvendësuar.

Dallimi sot bëhet më i madh mes nesh dhe atyre, mes qytetërimit dhe mesjetës!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë