Protesta e opozitës/ Vjen reagimi i parë nga mazhoranca, Braçe: As bezdisje minimale nuk ka (FOTO)

Protesta e opozitës/ Vjen reagimi i parë nga mazhoranca, Braçe: As bezdisje minimale nuk ka (FOTO)

Opozita jo parlamentare për dy orë ka bllokuar 12 akset në qarqet kryesore të vendit ditën e sotme. Kjo protestë u mbyll para pak minutash nga kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ishte i pranishëm në Bradashesh të Elbasanit ku ky aks mbahej i bllokuar.

Ndërkohë në lidhje më këtë protestë ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca. Bëhet fjalë për zv/kryeminsitri Erion Braçe. Braçe me anë të një fotoje në Facebook ku shihen disa turistë në Tiranë,  ka 'thumbuar' Bashën duke thënë se nuk ka as bezdisje minimale nga protesta e organizuara.

Postimi i plotë:

TIRANALIVE

JETON, PUNON, BEN EKONOMI!

Nderkohe qe, Lylzim Basha, Monika Kryemadhi dhe nga nje grusht militantesh te partive te tyre qe duan pushtet, kane zene rruget, me qellimin e shpikjes se “revoltes popullore”; Ne Tirane, ne  Bulevard, dhjetera grupe turistesh, kembehen me njeri tjetrin dhe, JANE SHUME, SHUME, nga kudo, prej Azise ne Evrope! Revolte jo e jo, po as bezdisje minimale nuk ka!  LERE TIRANEN TE JETOJE  MOS BLLOKO EKONOMINE  MOS BLLOKO PUNEN E NJEREZVE.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 03/05/2019 03:34

    Respekt per ju zoti Brace. Ku jane te tjeret e PS , perse heshtin,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike