Protesta e PD, Ambasada e
SHBA: Mund të ketë dhunë!

Protesta e PD, Ambasada e<br />SHBA: Mund të ketë dhunë!
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me protestën e 13 majit që organizon Partia Demokratike në kryeqytet.  

Të shtunën në orën 12:00, opozita ka paralajmëruar një tubim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa për organizimin e tij është kërkuar mobilizimi i të gjitha degëve lokale. Nuk dihet ende se cili do të jetë skenari i kësaj proteste, por demokratët thonë se tubimi do të jetë paqësor.  

Njoftimi u drejtohet shtetasve amerikanë
Në njoftimin e ambasadës amerikane drejtuar shtetasve të saj, sqarohet se nuk ka të dhëna për kërcënime ndaj qytetarëve amerikanë, por megjithatë këshillon qytetarët e vet, që të shmangin tubimin, duke paralajmëruar se edhe protestat paqësore mund të sjellin përplasje.

"Ambasada Amerikane nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim konkret ndaj qytetarëve apo interesave amerikane.

Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime.

Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit"
, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
njoftimi
(Njoftimi i ambasadës amerikane)

'Protestues në të gjitha rrugët, tubime edhe në rrethe'
Ambasada amerikane njofton gjithashtu se të shtunën e 13 majit, në Tiranë mund të ketë protestues në të gjitha rrugët.

Duke kërkuar vigjilencë nga shtetasit e saj, ambasada amerikane iu kërkon atyre që të qëndrojnë larg vendeve ku do të mbahen tubimet. 

Po sipas ambasadës amerikane, protesta mund të ketë edhe në rrethe. 

"Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit. 

Protestat në një qytet mund të prekin ose shkaktojnë protesta edhe në qytete të tjera të vendit"
, vijon njoftimi i ambasadës amerikane. 

NJOFTIMI I PLOTE I AMBASADËS AMERIKANE
"Ambasada Amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se një protestë e madhe politike është planifikuar të zhvillohet më 13 maj 2017, e cila nis te selia e Partisë Demokratike Shqiptare dhe përfundon para Kryeministrisë.

Qarkullimi rrugor mund të preket nga protesta. Ju lutemi që të ndiqni raportimet në media dhe të ndryshoni planet për atë ditë.

Ambasada Amerikane nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim konkret ndaj qytetarëve apo interesave amerikane.

Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime.

Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.

Protestat në një qytet mund të prekin ose shkaktojnë protesta edhe në qytete të tjera të vendit.

Rishikoni planet tuaja; qëndroni vigjilent dhe ndiqni raportimet më të fundit në media. Sigurohuni që të ndiqni të gjitha hapat e nevojshme për sigurinë tuaj personale.

Qytetarët amerikanë duhet t’i shmangin vatrat e protestave. Edhe ato me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime dhe të eskalojë në dhunë".


Të shtunën, në 13 maj, ora 12:00, Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.  

Protesta e opozitës erdhi pas tërheqjes nga maxhoranca nga zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, gjë i cili i dogji skenarin pakicës të cilët patën do do organizonin një tubim ditën e zgjedhjeve, ndërsa nuk përjashtoheshin as aktet e dhunës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur