Protesta e PD, Balla: Basha është
tradhëtari që vodhi 230 milionë euro

Protesta e PD, Balla: Basha është<br />tradhëtari që vodhi 230 milionë euro
TIRANE - Nënkryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar ndaj vizitës së kryetarit të PD në Kukës, Lulzim Basha, duke e cilësuar këtë të fundit hajdut që kthehet në shtëpinë ku vodhi 230 milon euro nga rruga “Durrës Kukës”.

A nuk është provokim fakti qe hajduti shkon serbes ne "shtepinë" e vjedhur prej tij? -shkruan Balla
 
Sipas Ballës, ngjitja e Lulzim Bashës në krye të PD po i shërben si imunitet i përkohshëm që e mbron nga një krim i shtrenjtë në historinë shqiptare.

"Lulzim Basha ne Kukes, si hajduti ne shtepine e vjedhur. Dosja e vjedhjes se 230 milione eurove ne rrugen e Durres-Kukes, ne te cilen Prokuroria gjeti fajtor Lulzim Bashen dhe e depozitoi ne Gjykaten e Larte, eshte nje nder dosjet me te rendesishme ne sfiden e drejtesise shqiptare per crrenjosjen e pandershkueshmerise. Basha i shpetoi gjykimit me procedura, nder te cilat mbahet mend turperisht perdorimi i raporteve mjekesore nga Basha si pamundesi per tu paraqitur ne seancat hetimore. Vonesa ne dergimin e dosjes ne Gjykate, ishte pazari i perkohshem qe mbajti Bashen larg denimit, por jo per shume kohe. Marrja me cdo kusht i drejtimit te PD ishte dhe eshte imuniteti i perkohshem i Lulit. Sot Lulzim Basha udhetoi ne kete rruge te vjedhur prej tij. A nuk eshte provokim fakti qe hajduti shkon serbes ne "shtepine" e vjedhur prej tij? A nuk eshte turp qe Basha te flase per dekriminalizim, kur krimi i tij eshte me i shtrenjti ne historine e Shqiperise, per nga vlera. Thashe me i shtrenjti sepse Basha konkuron me veten e tij edhe per krimin e tradhetise kombetare ne tjetersimin e shelfit detar te Shqiperise, edhe ne krimin makaber te vrasjes se kater shqiptareve me 21 Janar 2011." shkruan Balla

balla fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit