Protesta e PD, hiperbola e shifrave
Basha 200 mijë, Berisha 250 mijë

Protesta e PD, hiperbola e shifrave<br />Basha 200 mijë, Berisha 250 mijë
TIRANE- Partia Demokratike organizoi dje protestën më të madhe që pas periudhës kur humbi pushtetin. Brenda pak muajve nga protesta e parë që dështoi në pjesëmarrje, opozita këtë herë u shfaq më e organizuar, por mbase edhe e “ndihmuar” nga qeveria. Duket se disa nga nismat e qeverisë kanë pasur impakt negativ në masat e gjera dhe pjesëmarrja e gjerë në protestën e djeshme duhet perceptuar mirë nga mazhoranca qeverisëse për kursin që ajo po ndjek. Gjithsesi, edhe pse protesta e djeshme mund të quhet e sukseshme krerët e PD-së kanë rënë pre e hiperbolizimit, duke dashur që të zmadhojnë përmasat e suksesit.

Duket sikur tek PD-ja janë vënë në garë, kush e kush të japë shifrën më të lartë lidhur me pjesmarrjen. Berisha dhe Basha nuk rakordojnë me njëri-tjetrin, përsa i përket shifrës së protestuesve që ishin dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Lulëzim Basha gjatë fjalimit të tij përpara protestuesve tha se: “Në bulevardin e shpresës janë të pranishëm 200 mijë protestues”. Ndërkohë, me të mbaruar protesta ish-kryeminstri Berisha shkruan në rrjetin social “Facebook”: “Se të pranishëm në protestë ishin mbi 250 mijë qytetarë”.

Ndërkohë që numri i protestuesve në Bulevard sipas Policisë ishte 15 mijë protestues, ndërsa sipas burimive të gazetës nga PD-ja ishin rreth 20 mijë, që gjithsesi nuk është i vogël. Duhet theksuar se të gjithë protestuesit e mbledhur përpara kryeminstrisë dhe përgjatë bulevardit kanë qënë të mirëorganizuar nga degët e Partisë Demokratike nëpër rrethe.

Çdo deputet i PD-së ka patur listën e tij për pjesmarrësit në protestë nga zona që secili përfaqësojnë. Kjo u pa qartë që në orët e para të mesditës, ku militantët mbërritën në kryeqytet nga rrethe të ndryshme të vendit. Autobuza dhe furgonë të shumtë ishin vënë në dispozicion të tyre nga vetë Partia Demokratike. Protestuesit si fillim janë grumbulluar në sheshin Skëndërbej, ku ishin grupuar sipas rretheve apo zonave që përfaqësonin në këtë protestë të thirrur nga Partia Demokratike dhe Bashkimi i Sindikatat të Pavarura.

Kreu demokrat Lulzim Basha i është bashkuar grupit të protestuesve që nga selia blu, ku ka zgjedhur ta përshkojë në këmbë të gjithë rrugën deri tek kryeminstria. Në këtë protestë, Basha u shoqërua nga ish-kryeminstri Sali Berisha dhe disa deputetë të opozitës. Protesta nisi fillimisht me fjalimet e 7 qytetarëve të cilët përfaqësonin shtresa të ndryshme. Me pas fjalën e morën personazhe nga shoqëria civile dhe sindikatat. Fjalën e fundit në këtë protestë e mbajti kreu demokrat Lulzim Basha. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën