Protesta e PD-LSI, deputetja e PS:
S’mjaftoi shuplaka në zgjedhje, por...

Protesta e PD-LSI, deputetja e PS:<br />S’mjaftoi shuplaka në zgjedhje, por...<br>
Pas protestës së opozitës ka ardhur edhe reagimi i deputetes së PS, Blerina Gjylameti, e cila shkruan në Facebook se “edhe sot shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar”.

“Nuk mjaftoi shuplaka në zgjedhjet e qershorit, por donin edhe këtë sot”, ka shkruar kryetarja e PS në Tiranë.

“Shqiptarët i braktisën ata që i vodhën për 8 vjet, ata që i vranë në 21janar dhe ata që qajnë për tepsinë”, shkruan Gjylameti.

Statusi i Blerina Gjjylametit
Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot.

Shqiptarët i braktisën edhe sot, në luftën e tyre për pushtet, ata që kanë frikë Reformën në Drejtësi, ata që i vodhën për 8 vjet rresht, që i shkrumbuan në Gërdec , që i vranë në 21 janar, që shitën detin, që kauzë të vetme kanë hallin e parave të vjehrrit, që qajnë përnatë tepsinë e paratë e ofiqarëve të tyre.

Edhe sot, të nderuar opozitarë, treguat se nuk jeni alternativë qeverisëse!

Gjithmonë e më shumë të bindur në angazhimin tonë për të ndërtuar.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!