Me të mbërritur para kryeministrisë, Partia Demokratike hoqi menjëherë fletët ku lexohej ‘dialog’ që Rama kishte vendosur mbi ‘sofër.’
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, i zëvendësoi me foto të Ergys Agasit, Ron Yeffet e Taulant Ballës.
“Rama do të ketë dialog vetëm me Ergys Agasin. Rama do të bëjë dialog vetëm me Ronin. Rama do të ketë kryenegociator dhe dialogues Taulant Ballën”, tha ajo.
“Dialogu fillon pasi të japë dorëheqjen”, shtoi një tjetër duke i hedhur tej shiltet që vetëm pak më pas përfunduan në flakë.
Lajmi kryesor:
Pamje me dron/ Dështon ‘protesta kombëtare’ e PD, një grup i vogël militantësh në shesh! Mungon Berisha, nuk i bashkohet ‘uraganit’ që thirri vetë! Braktiset edhe nga studentët
LAJMET MË TË VLERËSUARA










