Protesta e PD, zbardhet urdhri i
Bashës: Do bllokojmë Kuvendin
Kryetari i Partisë Demokratike ka urdhëruar deputetët e Tiranës, në grupin parlamentar që të zbresin në terren për të ndihmuar kryetarët e degëve, me qëllim mobilizimin e njerëzve për protestën e 17 dhjetorit, përpara selisë së Kuvendit. Shqiptarja.com zbardh urdhrin e kreut të demokratëve lidhur me protestën e së enjtes. Në të thuhet që deputetët duhet të protestojnë jashtë Kuvendit, por edhe në foltore, duke paralajmëruar kështu edhe bllokimin e seancës.
Kryetari i Partisë Demokratike ka urdhëruar deputetët e Tiranës në grupin parlamentar që të zbresin në terren për të ndihmuar kryetarët e degëve, me qëllim mobilizimin e njerëzve për protestën e 17 dhjetorit, përpara selisë së Kuvendit. Shqiptarja.com zbardh urdhrin e kreut të demokratëve lidhur me protestën e së enjtes. Në të thuhet që deputetët duhet të protestojnë jashtë Kuvendit, por edhe në foltore, duke paralajmëruar kështu edhe bllokimin e seancës.
Pas mbledhjes së aktivit kombëtar të PD një ditë më parë, ku u vendos për protestën e javës së ardhshme, Basha ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët.
Por kjo do të sjellë braktisjen e komisioneve parlamentare nga e hëna e deri të mërkurën, edhe pse pritet që të diskutohen projektligje të rëndësishme siç është ai i dekriminalizimit apo edhe projektbuxheti për vitin 2016.
Burime pranë PD thanë për “Shqiptarja.com” se nuk ka vendim politik për bojkotin e Kuvendit, por vetëm një shkëputje 3-ditore të deputetëve nga komisionet parlamentare, që do të thotë se prezenca e përfaqësuesve të opozitës do të jetë e reduktuar.
Nisur nga thirrjet e kryetarit demokrat, Lulzim Basha dhe ato të ish liderit Sali Berisha, për mosbindje civile paqësore, edhe bojkoti i Parlamentit është pikërisht një sjellje e kësaj natyre, por për momentin kjo nuk është në axhendën e demokratëve.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike pret që mosbindjen civile ta nisin qytetarët.
Mosbindja civile paqësore nënkupton refuzimin e shlyerjes së taksave dhe tatimeve apo dhe refuzimi i pagesës së energjisë elektrike dhe tarifës së ujit të pijshëm.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida
5 Nëntor, 22:43