TIRANË- Është përmbyllur një javë e plotë bojkot e proCesit mësimor nga ana e pedagogëve. Sindikata e punonjësve të universiteteve ka lajmëruar një tjetër protestë në rang kombëtar para universitetetit politeknik të hënën në orën 11.

"Ne kërkojmë rritje të buxhetimit të arsimit të lartë në tërësi, qoftë në investime apo kërkim shkencor. Pagat janë njëra anë. Pagat nuk i duam thjesht si paga për të bërë të njëjtën punë. Ne kërkojmë që prezenca jonë në universitete dhe raporti student- pedagog të ndryshojë në mënyrë drastike.”

“Qeveria duhet patjetër të marri në konsideratë stafet akademike.”

“Le të kthehet ky peticion si një nisëm për të arritur në një manifest për ndryshimin e situates në universitetet publike.

“Kjo është protestë intelektuale, jo politike.”

“Mendoj se konferenca e rekotorrëve e ka për detyrë të mblidhet si institucioni më i lartë i universiteteteve, është institucion autonomy. Duhet të mblidhen vetë dhe të marrin një vendim. Ky ëhtë një problem serioz. Nuk është problem që t’I bëhet shantazh dhe ulje. Çdo ulje është fshehje e problemit”

Pedagogët kërkuan që arsimi publik të përfshihet në axhendën prioritare parlamentare.

"Po patjetër do vazhdojmë për aq kohë sa ai thotë nuk do kemi rritje page. Nuk kemi lidhje me atë që thotë ai. Gjendja e aktuale tregon që ne s’kemi lidhje me atë. Kërkojmë rritje të buxhetit për arsimin elartë për kushte cilësore. Më mirë të veprojë tani dhe të buxhetojë edhe për arsimin e lartë. Situata është kritike, njerëzit janë sensibilizuar edhe Kryeministri duhet të jetë sensibilizuar, nëse jo ai s’është normal.’- tha Kovaçi.

Një ftesë kishin dhe për studentët të cilëve u kërkuan mbështetje në protestën e të hënës ku dhe ata të paraqesin kërkesat e tyre.