Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Nuk duam të kalojmë në fazën e fundit, por nëse nuk dëgjohemi do kalojmë në grevë urie

Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Nuk duam të kalojmë në fazën e fundit, por nëse nuk dëgjohemi do kalojmë në grevë urie

Protesta e pedagogëve, kreu i sindikatës Sandër Kovaçi

TIRANË- Protesta e pedagogëve ka vijuar dhe këtë të premte. Një ditë më parë u paralajmërua se bojkoti i procesit mësimor do të vijojë, ndërsa sot, Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha para mediave se në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen ata mund të përshkallëzojnë protestën, duke mos përjashtuar dhe kalimin në grevë urie, të cilën e quajti si "faza e fundit".

Po ashtu, ditën e hënë, më 31 tetor në orën 11:00 pedagogët kanë njoftuar se do të mbajnë protestë kombëtare para korpusit universitar.

“ Greva e urisë është kërkesa e disa sindikalistëve, personalisht nuk e kam shprehur këtë dëshirë, por mund të shkojmë deri në këtë fazë nëse nuk ka përgjigje nga qeveria. Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, të krijojë urën e komunikimit. Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”, u shpreh Kovaçi.

Kovaçi tha po ashtu se rritja e pagës duhe të jetë jo vetëm për pedagogët, por dhe për ndihmësit e stafit akademik.

Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i  përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre. 

Kërkesat e kryesore të pedagogëve: 

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 28/10/2022 15:49

    Ik ore shiks se boll ke bere krime me gazideden shko futu ne greve uri qe nuk ke bythe ta besh ju duheni zevendesuar me petagog te tjere se jeni hajduter se cvasni studentet.

    Përgjigju
  • Bobi: 28/10/2022 12:31

    Ne te sateme te qofte, akome nuk ke ngordhur si qen.

    Përgjigju
  • Gripi: 28/10/2022 12:18

    Proteste qe ka deshtuar qe ne nisje. Shkaku i deshtimit te institucionit te protestes ne shqiperi eshte vjedhja e kauzez nga partite e ndyra politike si PD Lesh e Li dhe ifiltrimi i njerezve te tille me bacground agjenturor. Ky model njihet qe ne 90 keshtu qe kot e kane.

    Përgjigju
  • protestues: 28/10/2022 11:24

    Proteste e organizuar nga shikesit e Gazidedes dhe dy anti Shqiptaret dhe hajdutet e floririt Berisha Meta(j).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë