Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha duke iu referuar protestës së 12 nëntorit. Me anë të një reagimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se situatat e protestave mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme ndaj i sugjeron të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Qytetarëve amerikanë u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Më 12 nëntor organizohet protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë, pjesë e së cilës do të jetë edhe Partia e Lirisë.
Ahahhaha sa e turpshme - : “bllokim trafiku”, hajde çvete. Ku je katandisur o Ameriqi
Përgjigju