TIRANE- Në përgjigje të protestës së sotme të shoferëve të furgonëve 8+1 në kryeqytet, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka paraqitur tre zgjidhjet e mundshme që udhëzon ligji. Në një konferencë për shtyp, ministri Haxhinasto ka vënë theksin në rëndësinë e zbatimit të ligjit, duke shprehur edhe angazhimin e qeverisë në këtë drejtim. Sipas ministrit Haxhinasto, tre janë rrugët që shoferët e furgonëve 8+1 mund të ndjekin duke zbatuar ligjin.
Një mundësi është që pronarët e taksive 8+1 të ushtrojnë aktivitetin sipas licencës, duke vendosur taksimetër, dhe duke marrë në kthim vetëm pasagjerët që kanë transportuar në rrugën e vajtjes.
Varianti i dytë u jep atyre mundësinë që të mos shërbejnë si taksi, por të aplikojnë për licencë transporti ndërurban, duke zbatuar kriteret që përcakton ligji.
Dhe si mundësi e tretë, mund të ofrojnë shërbimin e transportit brenda qarkut.
“Do të zbatojmë ligjin. Taksitë do të jenë taksi. Autobusët do të jenë autobusë.
Nëse pronarët e taksive 8+1 duan të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin sipas licencës që kanë, atëherë duhet të vendosin taksimetër ashtu siç e kërkon ligji, të mos ndalojnë vend e pavend që të mbushen me pasagjerë rrugës, të marrin në kthim vetëm ata pasagjerë që kanë transportuar në rrugën e vajtjes, siç e kërkon ligji.
Nëse nuk duan të shërbejnë si taksi, atëherë të aplikojnë për licencë transporti ndërurban dhe të plotësojnë kushtet teknike që kërkon ligji, të nisen në vende të paracaktuara, me stacione të paracaktuara, sipas orareve të paracaktuara, me mjete me kushte të parashikuara nga ligji.
Por kjo situatë ku nga njëra anë këta persona duan të kenë edhe avantazhet e të qenurit taksi, dhe ato të transportit nderurban, nuk mund të vazhdojë.
Qeveria i ka dhënë edhe një rrugëzgjidhje pronarëve të taksive 8+1 : Të ofrojnë shërbimin e transportit brenda qarkut. Kjo rrugëzgjidhje u është paraqitur disa herë shoqatave të taksive dhe sindikatës së tyre”, tha ministri i Transportit.
Sipas ministrit Haxhinasto, mundësia e tretë e gjetjes së rrugëzgjidhjes i lejon shoferët e taksive 8+1 të punojnë deri në rrezikimin përfundimtar të shërbimit të transportit publik në vend.
Ndërkaq, ministri Haxhinasto e cilësoi protestën e drejtuesve të furgonave 8+1 si jo të drejtë, si dhe iu drejtua me një mesazh edhe deputeteve të opozitës që kanë mbështetur këtë protestë.
“Deputetet, si të zgjedhurit e popullit për të qenë ligjvënës, janë të parët që duhet të zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë, të paraqesin amendimet përkatëse në Parlament.
Deputetet e opozitës nuk mund të zgjedhin të bëjnë politike, për interesat e tyre të ngushta, edhe duke mbështetur paligjshmërinë. Por nxitja e paligjshmërisë dhe promovimi i shkeljes së ligjit është e papranueshme në demokraci.
Pronarët dhe drejtuesit e taksive 8+1 duhet ta kuptojnë se deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër, përveç se për të politizuar dhe përdorur protestën e tyre, që fatkeqësisht, në këtë rast, është e padrejtë”, u shpreh ministri Haxhinasto.
Ministria e Transporteve pretendon se Qeveria e ka dhënë zgjidhjen për këtë transport dhe kjo u është bërë e ditur edhe për përfaqësuesit e sindikatave.
PËRGJIGJJA E PLOTE E MINISTRIT HAXHINASTO NDAJ PROTESTUESVE
Problemet kryesore nga te cilat vuan sot Shqipëria dhe shqiptaret kane te bëjnë me mungesën e zbatimit te ligjit.
Qeveria është plotësisht e angazhuar që ligji të zbatohet, pasi vetëm duke zbatuar ligjin mund të ecet përpara. Vetëm duke zbatuar ligjin të gjithë mund te jene te barabarte përpara tij, përpara mundësive për pune, përpara mundësive për mirëqenie.
Pronaret e taksive 8+1 kane një licencë taksie. Ata nuk kane licence për te zhvilluar transport ndërurban. Pyetja qe shtrohet është: A do te zbatohet ligji apo jo?
Fakti qe qeveria e mëparshme dhe opozita e sotme e ka shkelur ligjin, kane lënë një situate anarkike ne transportin ndërqytetës dhe transportin publik ne përgjithësi, nuk do te thotë që edhe kjo qeveri duhet ta shkelë ligjin.
Jo, ne duhet dhe do ta zbatojmë ligjin.
Ky është detyrimi qe kemi ndaj qytetareve shqiptare, ky është edhe detyrimi ndaj atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike në rrugët e vendit.
Ne nuk fshihemi pas gishtit, as pas problemit. Detyra jonë është të zgjidhim problemet, sado të vështira të jenë ato, dhe t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve, t’u japim atyre standarde të larta sigurie e mirëqenie.
Pra, do të zbatojmë ligjin. Taksitë do te jene taksi. Autobusët do te jene autobusë.
Nëse pronaret e taksive 8+1 duan te vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin sipas licencës që kanë, atëherë duhet të vendosin taksimetër ashtu siç e kërkon ligji, të mos ndalojnë vend e pavend që të mbushen me pasagjerë rrugës, të marrin ne kthim vetëm ata pasagjere që kanë transportuar në rrugën e vajtjes, siç e kërkon ligji.

Por kjo situatë ku nga njëra ane këta persona duan të kenë edhe avantazhet e të qenurit taksi, dhe ato të transportit nderurban, nuk mund të vazhdojë.
Nuk mund te vazhdoje pasi kjo forme është jo vetëm në kundërshtim me ligjin, diskriminon mbi 5600 pronarë dhe drejtues autobusësh, pra, mbi 20.000 mijë persona, por mbi të gjitha cenon sigurinë e transportit të qytetarëve.
Qeveria është e angazhuar për të ndërtuar një sistem modern, të sigurt dhe të përpiktë për transportin ndërqytetës, ashtu siç e kanë fqinjët ashtu siç e ka Evropa.
Qeveria i ka dhënë edhe një rrugëzgjidhje pronarëve të taksive 8+1 : Të ofrojnë shërbimin e transportit brenda qarkut. Kjo rrugëzgjidhje u është paraqitur disa herë shoqatave të taksive dhe sindikatës së tyre.
Kjo mundësi i lejon pronarët dhe shoferëve të taksive 8+1 që të vazhdojnë të punojnë deri në stabilizimin dhe rregullimin përfundimtar të shërbimit të transportit publik në vend.
Dhe një mesazh për deputetet dhe përfaqësuesit e opozitës të angazhuar në protestë.
Deputetet, si të zgjedhurit e popullit për të qenë ligjvënës, janë të parët që duhet të zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë, të paraqesin amendimet përkatëse në Parlament.

Pronaret dhe drejtuesit e taksive 8+1 duhet ta kuptojnë se deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër, përveç se për të politizuar dhe përdorur protestën e tyre, qe fatkeqësisht, në këtë rast, është e padrejte.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com