Protesta e të rinjve në Gostiva

Protesta e të rinjve në Gostiva
GOSTIVAR – Të rinj e nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit, kanë protestuar sot qetësisht ndaj vrasjes së dy shqiptarëve. Sipas “Zërit të Amrikës”, protestuesit kërkuan drejtësi, por nuk munguan as parullat dhe brohoritjet me përmbajtje nacionaliste si “Ilirida” apo “Shqipëria etnike”!
Ndërkohë, Komuna e Gostivarit thotë se akti është pasojë e politikave nacionaliste të qeverisë, të manifestuara përmes ofendimeve kundër shqiptarëve në terrenet sportive.
“Fakti që vrasja është bërë nga një efektiv i policisë të cilit i është besuar mbrojtja e kufijve shtetërorë, shton shqetësimin e qytetarëve të komunës se në strukturat e rendit zënë vend edhe kriminelë me paragjykime nacionaliste”, thuhet në një komunikatë të nënshkruar nga prefekti Rufi Osmani.
Ambasadori amerikan në Shkup Paul Wohlers i pyetur nga mjetet e informimit rreth ngjarjeve në Gostivar, theksoi nevojën për respektimin e ligjit dhe zbardhjen deri në fund të rastit. Ai tha se duhet të mbizotërojë sundimi i ligjit dhe të ketë një proces normal hetimor.

(aq/VOA/shqiptarja.com)







  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan