Katër alpinistë, përfshirë njeriun e njohur si "Spidermani" francez, u ngjitën në Kullën Total Coupole në Paris për të protestuar kundër Green Pass. As Alain Robert dhe asnjë nga alpinistët e tjerë nuk përdorën mjete mbrojtëse gjatë ngjitjes. Kjo është hera e njëmbëdhjetë që Roberti ngjitet në këtë ndërtesë 187 metra të lartë.
Ata u arrestuan dhe u ndaluan për "rrezikim të jetës së njerëzve të tjerë".
Megjithatë para se të dërgohej në komisariat'Spiderman' u shpreh se po mbronte liritë e njerëzve.
"është një protestë kundër Pasaportës së Shëndetit, i cili i bezdis të gjithë. është një sulm mbi liritë themelore, kjo pasaportë shëndeti është një turp," tha Alain Robert para largimit të tij.
Alain Robert u bë i famshëm në të gjithë botën për ngjitjen në më shumë se njëqind qiellgërvishtës dhe monumente të tjera urbane me duart e tij, zakonisht pa mjete mbrojtëse dhe pa leje.