/ATSH/.- Rrjeti i grupeve të grave të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media dënon dhunën, që ndodhi pas përfundimit të protestës mbarë popullore të organizuar nga shoqata "Thirrjet e Nënave", më 24 janar.

Ky Rrjet kërkon nga institucionet kompetente që të bëhen publik emrat e personave që shkaktuan këto akte dhune; përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar për aktin e kryer si dhe të njëjtit persona të detyrohen me ligj që të paguajnë dëmet e shkaktuara materiale, në mënyrë që me këto shpenzime të mos ngarkohen taksapaguesit e Kosovës./KosovaPress/