Protesta, Kryemadhi 'urdhëron'
krerët e LSI:Të gjithë në këmbë!

Protesta, Kryemadhi 'urdhëron'<br />krerët e LSI:Të gjithë në këmbë!<br /><br>
Në datë 27 Janar opozita do të zhvillojë protestën e parë për 2018 kundër qeverisë Rama. Sot dy partitë më të madha në opozitë, PD dhe LSI kanë nisur përgatitjet për protestën me takimet me kryetarët e degëve në rrethe.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ju ka dhënë porositë e fundit krerëve të LSI në rrethe mbi protestën e madhe opozitare. Takimi zgjati një orë, ndërsa Report Tv mësoi se Kryemadhi ka ‘urdhëruar’ të gjithë krerët e degëve dhe strukturat e LSI të ngrihen në këmbë kundër kryeministrit Rama.

“Të gjithë strukturat e LSI në këmbë kundër kryeministrit të drogës dhe varfërisë. Organizim kapilar i LSI për rezistencë pa kompromis ndaj banditizmit qeveritar. Rezistencë në të gjitha frontet në çdo familje dhe në çdo shesh. Fronti i gjerë kombëtar opozitar përballë Rilindjes së vetmuar të lidhur me krimin”, ka thënë Kryemadhi gjatë mbledhjes me krerët e degëve.

Nga ana e tij, kryetari i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes më grupin parlamentar në 11:00, do të takojë edhe kryetarët e degëve.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan