Teksa ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës në 27 janar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pranoi se LSI ka mëkatet e veta në 8 vitet e qeverisjes fillimisht me PD dhe së fundi me PS-në.
“Dëgjoni shpesh në TV nga tellallët e Edi Ramës se LSI-ja ka frikë. LSI nuk ka frikë nga asgjë. LSI vërtetë ka qenë 8 vjet në pushtet. Por sa ka pasur pushtetin, aq ka edhe mëkatet”, tha Kryemadhi gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 1 në Tiranë.
Ajo qytetarët që t’i bashkohen protestës së 27 janarit, pavarësisht bindjeve politike. "
Do luftojmë që gjithë shqiptarët të kenë një Shqipëri të barabartë, një drejtësi të barabartë. Një sistem të barabartë për të gjithë. Ne sot ju kërkojmë të gjithë të mos ndaloni deri më datë 27 janar, derë më derë, shtëpi më shtëpi, me miqtë e rrethin tuaj, të rinj e të reja, pensionistë e pensionistë që më 27 janar të jenë në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.
E them këtë jo për të treguar se njerëzit mbështesin LSI-në por për veten tonë, për të drejtat tona. Në datë 27 janar duhet të jeni në protestë. Ju ftoj me gjithë zemër. Harroni bindjen politike. Duhet të vendosim Shqipërinë para çdo bindje politike".
PD dhe LSI kanë ftuar mbështetësit në protestën e 27 janarit me kauzë shkeljen e kushtetutës sipas tyre në zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku si dhe varfërinë e krimin. Opozita protestoi edhe seancën e zgjedhjes së Markut, në 18 dhjetor 2017 ku u hodhën tymuese nga deputetët brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë pati edhe konfrontime të protestuesve me policinë. Sa i takon protestës së 27 janarit, opozita ka premtuar se nuk do ketë akte dhune.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 2890
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24