“A ngjall shpresë kjo opozitë? PD sot është e përçarë. Ka tetë muaj që PD është në këto kushte, shkaqe janë; cështja e përfaqësimit, listat, mungesa e programit, humbja, mos mbajtja e përgjegjësive. Për ne është shumë keq ky menaxhim i partisë.
Kushtet janë përkeqësuar. Janë humbur 230 mijë votues, që nesër mund të ishin në shesh. Uroj që Basha t’i bindë protestuesit që të dalin në shesh. Por sot nuk mund të heqim një sulltan për të vendosur një princ. Basha listat i bëri vetë, marrëveshjen vetë, LSI-në e futi vetë brenda dhe kjo është tallje.
Lidershipi i PD ka një problem të madh dhe nuk e di nëse do i përgjigjet publiku. Nuk vijnë njerëzit me propagandë” tha ai. Ai e cilëson si të pamoralshëm koalicionin me LSI, pasi “para zgjedhjeve Basha e sulmoi, a kërkoi falje për këtë sepse kjo strategji na dërgoi në humbje në 25 qershor”. Edvin Kulluri komentoi edhe sulmin e Kryemadhit ndaj Ramës me çizme në parlament. “Po të isha vetë do ta qëlloja me karrige Ramën” tha ai.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO





