GJERMANI - Mijëra njerëz u përleshën me policinë gjatë një proteste kundër Grupit të 20-s në Hmburg në Gjermani. Tema e protestës ishte: “G-20: Mirësevini në Ferr”. Demonstresit u mblodhën në një shesh pranë lumit, përpara se të marshonin nëpër qytet.
Zona është e rrethuar nga agjentë dhe automjete të blinduara të policisë që kanë përdorur edhe ujin për të shpërndarë demonstruesit pasi u “bombarduan” nga objekte, tulla dhe shishe, të cilat kanë thyer xhamat e një makine të blinduar.
Ditën e premte nis samiti i G20, në Hamburg, Gjermani, ku do të marrin pjesë 20 anëtarët e këtij grupi, midis të cilëve është edhe SHBA e Rusia.
Vendi është bliduar nga të katërta anët për shkak të frikës së një sulmi të mundshëm terrorist dhe protestave.
Nga 5 korriku deri më 9 korrit pritet që të ketë protesta për takimin e Donald Trump dhe Vladimir Putin, orgnizuar nga kancelarja Angela Merkel.
/Shqiptarja.com