Policia Austriake është konfrontuar me rreth 10,000 demonstrues gjatë një proteste të paautorizuar kundër masave kufizuese në vendit për vënien nën kontroll të përhapjes së COVID-19.
Policia e Vjenës thotë se "disa mijëra" njerëz u mblodhën në zonën e brendshme të kryeqytetit për një demonstratë "të ndaluar" të Dielën.
Protesta u cilësua si e jashtëligjshme nga autoritetet pasi disa mijëra qytetarë u mblodhën për një tubim të ngjashëm në Janar dhe shumë prej tyre nuk kishin maska fytyre apo nuk respektuan masat e distancimit social.
Disa oficerë policie u plagosën dhe rreth 850 njerëz në total u gjobitën për mosrespektimin e masave kufizuese.
Demonstruesit ishin inkurajuar të mblidheshin në rrugë nga partia e ekstremit të djathtë FPÖ, e cila e ka përshkruar ndalimin e protestave si "skandaloz".
Kur turma refuzoi të shpërndahej dhe donte të marshonte drejt parlamentit 10 persona u arrestuan duke bllokuar trafikun dhe duke u përplasur me autoritetet.
Midis të arrestuarve ishte një "protagonist i njohur i organizmeve të ndaluara", të cilin policia dyshon se sulmoi një oficer.
Në një deklaratë për shtyp policia u shpreh se Drejtoria e Policisë Krahinore të Vjenës pas shqyrtimit të kujdesshëm në interesin e përbashkët të të gjithëve i dha përparësi mbrojtjes nga rreziku për shëndetin dhe shpërndau kuvendin sipas parimeve të shtetit ligjor. Pavarësisht nga një bllokim i tretë kombëtar, Austria regjistroi të Dielën 1,190 raste të reja të koronavirusit.
Shkollat, sallat sportive, hotelet, restorantet, dyqanet dhe mjediset kulturore janë të mbyllura në të gjithë vendin.
Gjatë javëve të fundit demonstrata kundër bllokimit janë zhvilluar edhe në Holandë dhe Belgjikë.