SHBA- Studentë të universitetit në Berkeley në Kaliforni kanë protestuar duke kundërshtuar fjalimin e një gazetari të Breitbart News(site i këshilltarit të Donald Trump, Steve Bannon), site i njohur për qëndrimet e ekstremit të djathtë.
Dy orë para fjalimit manifestuesit kanë hedhur gurë dhe bidona mbi xhamat e ndërtesës e madje i kanë vënë flakën një gjeneratori.
Policia u ka kërkuar manifestuesve të largohen dhe ka mbyllur kampusin.
Sipas mediave studentët kanë hedhur mjete të forta dhe gazlotsjellës ndaj autoriteteve. Në manifestim morën pjesë rreth 1500 persona.
Gazetari i cili pritej të mbante një fjalim në universitet Yiannopoulos, është shquar për pozicionimin e tij drejt ekstremit të djathtë. Ai e mbylli llogarinë në tëitter vitin që shkoi pasi ofendoi Leslie Jones një nga protagonistët e filmit Ghostbusters, të cilës iu drejtua me akuza raziste dhe maskiliste.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com