Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Vlorë, kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, e cila u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e Policisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit ‘një grup delenxhinjsh’ që sipas tij kanë në krye ‘Lesko pijanikun’, referuar deputetit demokrat të Vlorës, Bujar Leskaj.
Më tej Rama ka shkruar se Muzeu Hebraik i Vlorës është një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Vlorës në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pretendimin e protestuesve për shkatërrimin e Muzeut Labëria të quajtur ndryshe Muzeu Etnografik, Rama e cilësoi si pretendim pervers e shpifarak.
Më tej Rama tha se krahas Muzeit Hebraik të Vlorës, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, që sipas kryeministrit do të jetë një derë tjetër krenarie e Vlorës patriotike.
Duke akuzuar Bujar Leskajn për sulm mbi kantierin e ndërtimit të Muzeut Hebraik, kryeministri Rama me ironi tha se ‘Lesko Pijaniku vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij.
Reagimi i Ramës:
Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik
Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut
-
Nuk ka asnje aresye per mémorial muze hebraîk ne Shqiperi. Mos harroni se plani ka qene qe hebrejve tu jepej Shqiperia per te ndertuar Izraelin si toke te prématuré. Krijimi i nje muséum nuk justifiant asnje lidhje shpirterore hébraïque. Neser do te kerkojne 20% per te bere autonomi. Keshtu vepruan greket qe ju dha strehe per te jetuar ne Shqiperi dhe sot kerkojne autonomine VorioEpirote. Pyllit si erdhi vdekja nga sepata por nga vetja kur i dha bishtin sopates. Kujdes se qellimi Izraelit eshte te filloje me muze e me pas me kolone siç beri me Palestine
Përgjigju -
Pse po e ngre pikerisht ne Vlore ku tashme kane dale disa hebrenj ne emisione televizive qe pretendojne se Vlora ka qene 80% hebreje para luftes se dyte boterore? Nga u kujtove per nje muze te tille kur sje kujtuar me pare per te bere ate te laberise, apo po e thua tani qe po sheh kundershti nga populli? Je bere qenia me a padurueshme per shqiptaret qe cdo kundershtimi i pergjigjes me kundersulme e gjuhe vullgare.
Përgjigju









Komente
Komento