Protesta kundër Obamës në Athinë
anarkistët me parulla antiamerikane

Protesta kundër Obamës në Athinë<br />anarkistët me parulla antiamerikane
Ajo që i trembeshin të gjithë, ndodhi. Trazira u shënuan në rrugët e Athinës ndërsa presidenti Obama ndodhet në shtetin Helen për një vizitë dyditore.
 
Protestues të shumtë manifestuan në rrugët e Athinës duke mbajtur postera ku shkruhej “i padëshiruar”. Më shumë se 7000 njerëz mes tyre grupet anti raciste të majta , sindikalistët dhe mbështetësit e partisë komuniste shprehën zemërimin e tyre ndaj Washingtonit.

“Ne e konsiderojmë politikën amerikane si vrasëse të njerëzve. Ata janë përgjegjës për pranverën arabe, për luftërat që kanë nisur në nga ajo kohë, për ndërhyrjen në Siri. Atyre u intereson vetëm nafta dhe nuk duan t’ia dinë për njerëzit” u shpreh një protestues.
 
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila demonstronte vetëm pak kilometra larg rezidencës ku liderët grekë ishin duke organizuar një darkë me rastin e vizitës së presidentit Barack Obama.
 
Policia u përplas me anarkistët teksa këta të fundit u përpoqën të thyenin kordonin e sigurisë për të mbërritur në ndërtesat e Parlamentit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Demonstruesit shprehën pakënaqësinë edhe për pasuesin e Obamës , Donald Trump duke kundërshtuar zotimin e tij për ndërtimin e murit në Meksikë dhe qëndrimet e tij ndaj emigrantëve.
 
Vizita e Obamës vjen vetëm dy ditë para përvjetorit të përgjakshme të vitit 1973 revolta studentore që ndihmoi rrëzimin e juntës ushtarake e cila ishte mbështetur nga qeveria e SHBA. Greqia ka një traditë të hershme të protestave antiamerikane pikërisht për këtë arsye.

Presidenti Obama e nisi udhëtimin e tij të fundit në Europë në Athinë ku ditën e djeshme u takua me udhëheqësit Helen ndërsa ditën e sotme do të vizitojë Akropolin.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste