Protesta kundër rritjes së çmimeve, lihen të lirë 45 qytetarët që u arrestuan në Tiranë, Dibër dhe Lezhë

Protesta kundër rritjes së çmimeve, lihen të lirë 45 qytetarët që u arrestuan në Tiranë, Dibër dhe Lezhë

45 qytetarë të cilët u arrestuan gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve janë lënë të lirë. Gjykata e Tiranë ka vendosur ‘Detyrim paraqitje' për 35 të arrestuarit të cilët do të hetohen për prishja e qetësisë publike dhe pengimi i qarkullimit të transportit. Një nga të arrestuarit në Tiranë është pa masë sigurie për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Ndërkohë gjykata e Lezhës la të lire 5 personat e arrestuar të premten, në lidhje me protestën e zhvilluar në Mirditë ku u bllokua për 60 minuta Rruga e Kombit në afërsi hyrje të Rrëshenit. Gjykata vendosi masen e sigurisë "Detyrim paraqitje" për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë. Ndaj tyre janë ngritur akuzat "Organizimi dhe pjesëmarrja në protestë të paligjshme ", “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë, pasi ditën e enjte në fshatin Ndërfushaz, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Milot-Morinë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Edhe në Dibër, për 5 protestuesit është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Ato u përballën me tre akuza "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik",  "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik",  "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 13/03/2022 15:17

    Te bllokosh rrygen ne shenje proteste dhe te kundershtosh policin e shtetit nuk eshte veper penale ? E po njerezit jane te lire te bejne cte dojne se gjykata i le te lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja