Protesta, Limaj falenderon: E bëtë
ditë të shenjtë, largojmë shkelësit

Protesta, Limaj falenderon: E bëtë<br />ditë të shenjtë, largojmë shkelësit
PRISHTINE - Kreu i NISMA Fatmir Limaj ka falenderuar qytetarët e Kosovës, aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike që morën pjesë në protestën e opozitës së bashkuar kundër qeverisë. 

Pjesëmarrja masive në këtë protestë sipas Limajt, e bën edhe më të shenjtë këtë ditë, e cila përkon me 8-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Falendertimi i Limajt për qytetarët e Kosovës
Të nderuar qytetarë, aktivistë të opozitës, ju të nderuar anëtarë e simpatizantë të NISMA për Kosovën, ju falënderoj për pjesëmarrjen e juaj masive sot në protestën më madhështore të mbajtur ndonjëherë në Kosovën tonë.
 
Protesta e sotme madhështore e paqësore, tregoj edhe njëherë se populli është ngritur në mbrojtje të shtetit dhe nuk do të ndalet deri në largimin e shkelësve të Kushtetutës dhe nxitësve të konfliktit e dhunës.
 
Nuk kishte mënyrë më të mirë e më të dinjitetshme se kjo pjesëmarrje e juaj masive sot, sot ishte ditë e shenjtë për gjithë ne, sot edhe ishte dita për të treguar se Kosova është në mbrojtje të shtetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin