Protesta, Majko: U duhet biznesit 
Kodheli: Ne s'do vrasim në shesh

Protesta, Majko: U duhet biznesit <br />Kodheli: Ne s'do vrasim në shesh
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2016 deputeti socialist Pandeli Majko foli lidhur me protestën që Demokratët kanë paralajmëruar se do të mbahet më 8 Dhjetor. Majko shtoi se protesta u duhet atyre 300 biznesmenëve që dalin para kyreministrisë dhe kërkojnë gjoba të ulëta, u duhet ish-ushtarakëve jo PD. Ndërkohë që Ministri Kodheli shtoi se e sigurtë që Mazhoranca nuk do të veprojë si Opozita, nuk do të vrasë në shesh.

"Keni thënë që në 8 dhjetor do bëni revolucion. Protesta u duhet atyre 300 biznesmenëve që dalin para Kryeministrisë dhe kërkojnë gjoba më të ulta. Ata i kuptoj dhe thellë thellë mendoj se kanë të drejtë. Revolucion duhet për ish ushtarakët të cilët pët shkak të nje gabimi trashanik në llogaritje bërë nga ju, për mua i palishshëm, atyre u duhet të lënë 1/3 e rrogës"-tha Majko

"Ç’farëdo revolucioni të ndodhë në 8 dhjetor, një gjë është e sigurt. Askush nuk do vritet në bulevard."-tha Kodheli

 Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko tha se nuk mund të dalin revolucione nga salla ku bëri kongresin Ramiz Alia e për ta ilustruar këtë Majko recitoi vargje të Dritëro Agollit.


Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD