Protesta masive janë duke u zhvilluar në Korenë e Jugut. Afërsisht 1.7 milion banorë janë mbledhur për të protestuar në sheshin Gwanghhwamun të kryeqytetit të vendit, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentes Park Geun-Hye.

Protestat kanë filluar pas publikimit të një skandali korruptiv në të cilin mendohet se presidentja është e përfshirë.

Në shumë qytete të vendit janë duke u zhvilluar protesta dhe sipas raportimeve të mediave aziatike numëri i protestuesve ka arritur në 2.2 milion.

Presidenca e Kores së Jugut u përfshi në një skandal pas arrestimi të mikes së Presidentes Park Geun-Hye, Choi Soon-sil  e cila u akuzua për shpërdorim të detyrës dhe mashtrim.

Presidentja Park Geun është akuzuar nga protestuesit se ka përdorur influencën që ka në favor të mikes së saj, duke i bërë të mundur një përfitim prej disa milion dollarë.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com