RUSI - Politikani opozitar, Aleksei Navalny ka bërë thirrje për protesta masive përgjatë Rusisë në muajin e ardhshëm, për të kundërshtuar planin jopopullor të Qeverisë, për rritjen e moshës së pensionimit.

Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në Youtube, Navalny u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 9 shtator, të marrin pjesë në protesta. Po në këtë ditë, në Rusi do të mbahen zgjedhjet lokale.

Sipas legjislacioni, që mbështetet nga Qeveria, e që ka kaluar në leximin e parë në Parlament, shpreh se gratë do të dalin në pesion në moshën 63-vjeçare, ndërsa burrat në moshën 65-vjeçare.

Po t’i referohemi ligji aktual shpreh se mosha e pensionimit është 55 vjeç për gratë dhe 60 për burrat. Veçse, ndryshimi i këtij ligji ka nxitur pakënaqësi të mëdha, duke bërë që edhe popullariteti i presidentit rus, Vladimir Putin të bie.

Në qytetet ruse dhjetëra mijëra persona kanë protestuar më 28 korrik dhe shumë protesta tjera po ashtu janë mbajtur, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë për këtë plan të Qeverisë. Në një peticion online mbi 2,9 milionë persona kanë nënshkruar, për të kundërshtuar këtë legjislacion.