Protesta në Berat, PD: Mbështesim
kërkesat e drejta të banorëve
Partia Demokratike mori pjesë në protestën e fermerëve të Beratit të cilët kërkonin dëmshpërblimin që u takon si pasojë e përmbytjeve. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie dhjetra hektarë janë përmbytur dhe qindra tonë prodhime bujqësore janë shkatërruar nga përmbytjet e tri viteve të fundit, dhe qeveria ka qenë inekzistente nuk u ka kushtuar asnjë vemendje. Kanë humbur gjithë pasurinë dhe nuk kanë sot me cfarë të jetojnë.
Partia Demokratike mori pjesë në protestën e fermerëve të Beratit të cilët kërkonin dëmshpërblimin që u takon si pasojë e përmbytjeve. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie dhjetra hektarë janë përmbytur dhe qindra tonë prodhime bujqësore janë shkatërruar nga përmbytjet e tri viteve të fundit, dhe qeveria ka qenë inekzistente nuk u ka kushtuar asnjë vemendje. Kanë humbur gjithë pasurinë dhe nuk kanë sot me cfarë të jetojnë.
Banorët e fshatrave fshatrave Kuc, Ciflig, Hink, Arrëz, Banaj thanë se kanë investuar mundin dhe sakrificën e gjithë jetës në fermat dhe tokat të cilat u përmbytën tri herë. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji dhe dega e PD në Berat duke mbështetur protestën e fermerëve theksuan se qeveria dhe Edi Rama grabisin fshatarët me niptet dhe taksat e larta dhe nuk denjojnë as të zbresin në terren e të dëgjojnë hallet e banorëve të cënuar nga përmbytjet.
“
Të gjithë vuani nga një gjë, jeni braktisur nga qeveria. Gjithë investimin e jetës e keni hedhur në bujqësi sepse bujqësia është jeta juaj, tek toka, në bujqësi keni hedhur mundin, djersën, sakrificat e një jete, bukën e fëmijve, dhe e gjitha u është përmbytur nga fatkeqësi natyrore. Jo vetëm që nuk po ju japin para, por nuk ka ardhur t’u dëgjojë asnjeri. Ky është një problem i gjithë komunitetit. Qeveria e ka braktisur totalisht qytetarin. Siç ka ndodhur këtu tek ju që i ka dhënë lekët tek një grup i ngushtë që kanë ngritur sera për të marrë lekët tuaja, ashtu po funksionon në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk shkon pranë qytetarit nuk e dëgjon atë, nuk vjen këtu dhe ti japë zgjidhje. Sepse në fund të fundit për çfarë e duam qeverinë? Qeveria votohet nga ju, paguhet nga taksat e juaja dhe nga qytetarët e tjerë pikërisht për të ardhur dhe për ti dhënë zgjidhje problemeve. Qeveria mbështet importuesin i cili fiton miliona në kurrizin e djersës dhe mundit tuaj, vetëm e vetëm se është klient i qeverisë, dhe ka lidhje të drejtëpërdrejta me ministrat me kryetarin e bashkisë dhe me deputetët e PS, që ju vijnë këtu vetëm për zgjedhje . Ne sot nuk jemi në fushatë por kemi ardhur të dëgjojmë e të diskutojmë për problemin tuaj dhe këtë problem e kemi ngritur dhe do të vazhdojmë ta ngrejmë publikisht do e ngrejmë zërin në parlament, do ta trajtojmë në departamentin e Bujqësisë në PD dhe ju garantoj që gjithë mundi juaj do të shpërblehet sepse në fund të fundit paratë e qeverisë nuk janë paratë e qeveritarëve por janë paratë tuaja të cilat duhen administruar për ju”, u shpreh Salianji.
“
Dega e PD, Berat mbështet protestën e fermerëve të fshatrave Kuc, Ciflig, Hink, Arrëz, Banaj, të cilët janë përmbytur. Megjithëse u është premtuar që do të dëmshpërblehen nga ana e qeverisë dhe qeveria ka akorduar nëpërmjet fondit të emergjencave një fond të posacëm, deri më sot kanë përfituar vetëm njerëzit që kanë qenë afër PS. Paratë taksat e këtyre fshatrave dhe gjithë qytetarëve shqiptarë po trajtohen si pronë dhe si çiflig i partisë në pushtet. PD është e vendosur të mbështesë fermerët deri në dëmshpërblimin e tyre duke përshkallëzuar protestën”, tha kryetari i PD-së së Beratit, Gazmend Azizi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17