Protesta në janar, Basha mbledh
krerët e degëve:T'i prijmë revoltës

Protesta në janar, Basha mbledh<br />krerët e degëve:T'i prijmë revoltës<br>
Pas takimit të zhvilluar paradite me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim në selinë blu krerët e degëve. 

Kur kanë kaluar dy ditë nga protesta e fundit e opozitës ku u kundërshtua me forcë zgjedhja e Kryeprokurorit si dhe u hodhën tymuese e sende të forta në sallën e Kuvendit, selia blu ka nisur përgatitjet për protestën e radhës në javët e para të janarit. Kreu demokrat ka kërkuar nga krerët e degëve mobilizim të plotë për këtë protestë e cila sipas Bashës do shërbejë për drejtësi të vërtetë. 

“Do t’i prijmë revoltës popullore për drejtësi të vërtetë, jo drejtësi fasadë shqiptarët duhet të jetë të bashkuar për të ndalur kryeministrin kryeprokuror dhe për këtë protesta vendos", ka thënë Basha në këtë takim me krerët e degëve lokale të PD-së. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike