Ajo nuk ka shumë ditë që është zgjedhur si kryeministrja e Britanisë së Madhe por është përballur shumë shpejt me protestat e qytetarëve.

Disa mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Londrës kundër masave shtenguese, racizmit dhe qeverisë së re të Theresa May.

Tumrat e protestuesve kërkojnë që kryeministrja Theresa May të japë dorëheqjen.

Pankartat që mbanin protestuesit ishin ‘’Mirëprisni refugjatët’’, ‘’Ndërprisni luftën, jo mirëqënien’’.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)