ORIKUM- Dhjetëra banorë të Orikumit janë mbledhur sot para Bashkisë së qytetit dhe kanë protestuar për çështjen e pronave.
Protestuesit i kanë bërë thirrje kreut të Bashkisë që të ruajë pronat e tyre, teksa e kanë paralajmëruar se nëse situata nuk zgjidhet e ngërçit të krijuar me këto prona, atëherë protestat do të përshkallëzohen.
Ndërkaq, protestuesit i kanë kërkuar kryebashkiakut të Orikumit që të ruajë pronat e tyre deri në betimin e qeverisë së re socialiste, pasi besojnë se ajo të do mbajë premtimin e bërë në fushatën elektorale, për zgjidhjen e problemit të pronave.
Gjatë takimeve elektorale të zhvilluara në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i PS-së, Edi Rama, u ka premtuar banorëve të zonave bregdetare se do të zgjidhë një herë e përgjithmonë problemin e pronave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com