Protesta në Paris e Tuluzë, kërkohet
largimi i deputetëve të korruptua

Protesta në Paris e Tuluzë, kërkohet<br />largimi i deputetëve të korruptua
FRANCE-Qindra qytetarë kanë marrë pjesë gjatë ditës së djeshme në protestat e zhvilluara në Paris dhe Tuluzë për të kërkuar largimin e deputetëve të korruptuar nga politika.

“Në burg të korruptuarit” dhe “Poshtë privilegjet”, kanë qenë dy nga sloganet kryesorë të protestuesve, të cilët janë organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjithashtu gjatë protestave nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër dy kandidatëve për president në Francë, François Fillon dhe Marine Le Pen, të cilët dyshohen për përfshirje në afera të punësimeve fiktive.

Sipas autoriteteve franceze, dy parullat kryesore të protestuesve në Paris ka në qene, “Fillon në burg, korrupsioni është një helm” dhe “Stop korrupsionit”.

Ndërkohë kandidatja e FN për zgjedhjet presidenciale në  Francë, Mari Le Pen, është duke u përballur me akuza mbi punësimin fals të truprojës së saj si asistent në Parlamentin Evropian.

Nga ana tjetër, një hetim është duke u zhvilluar nga autoritetet franceze mbi  François Fillon, i cili është akuzuar nga mediat mbi punësimin fiktiv të bashkëshortes dhe dy djemve të tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim