Protesta në Shkup, rrihen 3
shqiptarë, 2 policë plagosen

Protesta në Shkup, rrihen 3<br />shqiptarë, 2 policë plagosen
SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një deklarate për shtyp të bërë publike mbrëmë vonë deklaron se protesta e dhunshme ishte organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale të internetit, dhe policia ishte paralajmëruar.

Mbi 1000 protestues u mblodhën dje pasdite rreth orës 17:00 para Qeverisë në shenjë revolte ndaj vrasjes së 5 maqedonasve mbrëmjen e së enjtes në fshatin Smillkovë të Shkupit. Gjatë protestës, e cila vazhdoi deri në orën 20:00 janë hedhur parulla të shumta antishqiptare si “Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur”, “Policia e shqiptarëve”, “Dhoma gazi për shqiptarët” e të tjera. Disa prej tyre sulmuan me gurë disa automjete me targa të Tetovës.Ministria e Brendshme informon se janë ndaluar dhjetëra protestues, prej të cilëve pesë janë fëmijë, raporton media maqedonase.

MPB thekson se nga sulmi me gurë janë thyer disa xhama të godinës së kryeministrisë, si dhe gjatë përleshjes së policisë me protestuesit janë lënduar dy pjesëtarë policie. Ndërsa protestuesit kanë sulmuar dhe 3 të rinj shqiptarë.

Nata ka kaluar e qetë por tensioni është I pranishëm, ndërsa është shtuar numri I forcave të policisë në kryeqytetin maqedonas. Tërë kryeqyteti ka qenë gjatë tërë natës i blinduar nga forcat speciale policore dhe patrullat e rregullta, kanë qarkulluar për të ruajtur rendin dhe qetësinë, pas demonstratës së dhunshme të organizuar dje nga qindra protestues maqedonas nëpër rrugët e Shkupit.
Policia ka ushtruar kontrolle në makina ndërsa ndërmarrjet e pastrimit kanë nisur punën për të pastruar rrugët me gurë, xhama e materiale tjera, nga shkatërrimet e disa makinave dhe dyqaneve. Në dallim nga netët e tjera, mbrëmë nuk ka pasur bllokada totale të rrugëve në lagjet Draçevë dhe Radishan. Sot janë paralajmëruar takime intensive të zyrtarëve të lartë të shtetit si dhe do vazhdojë puna për zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje