VENEZUELË - Një polic është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur gjatë protestave në Karakas të Venezuelës. Presidenti Nicolas Maduro tha se oficeri i policisë u qëllua nga një snajper.
Dhuna shpërtheu kur anëtarë të Rojes Kombëtare shkatërruan 4 tenda të protestuesve gjatë kontrolleve rutinë. Të paktën 240 protestues u arrestuan gjatë përleshjeve me policinë.
Ministri i Brendshëm Miguel Rodrigues bëri të ditur se policia gjeti drogë, armë dhe eksplozivë në kampin e protestuesve.
Protestat në Venezuelë nisën në shkurt të këtij viti si pasojë e rritjes së kriminalitetit dhe inflacionit në vend. Deri më sot, më shumë se 40 persona kanë humbur jetën dhe qindërat të tjerë janë plagosur.

(Në foto: Qytetarët mes gazit lotësjellës në protesë)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com