Protesta në Europë kundër masave anticovid, thyerje e rregullave të karantinimit: Gjoba deri në 10 000 paund në Britani (VIDEO)

Masat e reja kufizuese të ndërmarra nga qeveria britanike ka bërë që shumë qytetarë ngrihen në protestë.

Ata u përballën me policinë në një tubim të organizuar në Londër. Disa nga manifestuesit formuan bllokada për të ndalur agjentët të kryenin arrestime dhe trafiku u ndal, duke krijuar radhë të gjata.

Ndërkohë që në bazë të rregullave të reja personat të cilët do të thyejnë rregullat e karantinimit do të gjobiten me 500 paund në shkeljen e parë, po ashtu gjobat  mund të variojnë nga 1,000 paund deri në 10, 000 për shkelësit e përsëritur dhe për shkeljet “e ashpra”.

Kryeministri Boris Johnson  u shpreh se për të shmangur rritjen e rasteve qytetarët duhet të respektojnë masat e vendosura, në një kohë kur vendi numëron  mbi 338 mijë e 420 raste të konfirmuara dhe  pothuajse 42 mijë viktima, duke u renditur e pesta në botë.

Edhe disa qindra qytetarë rumunë, përfshirë familje me fëmijë të vegjël, protestuan gjithashtu në Bukuresht kundër masave për kontrollimin e përhapjes së coronavirusit, sidomos sa i përket distancimit social dhe mbajtjes së maskave në shkolla.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër