Në një kohë kur mijëra protestues të ekstremit të Djathtë në Gjermani u mblodhën për të protestuar kundër masave të marra nga qeveria gjermane për ndalimin e përhapjes së Covid-19, në të njëjtin qytet qindra protestues u mblodhën për të treguar mbështetje për masat e qeverisë kundër luftës. Sipas burimeve të zyrtarëve pothuajse 11,000 persona u mblodhën gjatë fundjavës në Konstancë edhe pse nga Organizatorët ishte pretenduar të mblidhnin të paktën 200,000 njerëz.
Në protesta, autoritetet siguruan që qytetarët të respektonin distancën shoqërore për të shmangur infeksione të mëtejshme.
Gjermania , deri tani ka menaxhuar më së miri krizën e shkaktuar nga Covid-19, duke mbajtur nën kontroll numrin e infeksioneve dhe duke pasur një nivel të ulët të numrit të viktimave. Por rikthimi i një numri të lartë të infeksioneve bëri që autoritetet të rikthejnë në një pjesë të landeve kufizimet.