Protesta në Mal të Zi, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja

Protesta në Mal të Zi, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja

Protesta në Podgoricë më 8 nëntor 2022

Para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë më 8 nëntor u organizua një protestë nga Forumi “Luça” dhe u mbështet nga partitë opozitare, në krye me Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviç.

Disa qindra protestues u mblodhën nga qytetet mbarë Malit të Zi – duke bartur flamuj kombëtarë, të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës – dhe brohoritën slogane kundër Qeverisë teknike të Dritan Abazoviçit dhe partive që kanë shumicën në Parlament, në krye me Frontin Demokratik pro-rus.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Disa nga mbishkrimet që protestuesit bartën thoshin: “Tradhtia nuk është demokraci”, “Nuk ka relaksim me fashizmin”, “Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe për BE-në” si dhe “Nuk do t’ua japim Malin e Zi”.

Disa orë para se të niste protesta, makina me flamuj të Malit të Zi, qarkulluan në rrugët kryesore të Podgoricës, duke krijuar radhë të gjata.

Ndërtesa e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera kryesore janë ruajtur nga një numër i madh i zyrtarëve policorë, të cilët u pajisën me mjetet e nevojshme për të shpërndarë protestat, ndërkaq para Qeverisë janë parë edhe makina të blinduara.

Po ashtu mes protestuesve dhe ndërtesave të institucioneve janë vendosur rrethoja metalike.

Përveç partisë së Gjukanoviçit, kjo protestë u mbështetë edhe nga parti të tjera më të vogla, sikurse PartiaSocialdemorkate, Socialdemokratët, Partia Liberale dhe parti të tjera, që ftuan mbështetësit e tyre të dalin para Parlamentit.

Organizatorët e protestës thanë se “askush nuk ka të drejtë të qëndrojë i heshtur ndaj anarkisë kushtetuese, ekonomike dhe sociale në Mal të Zi”.

Protesta është organizuar kundër shumicës parlamentare, e cila për më shumë se dy muaj refuzon që t’ia shkurtojë mandatin Parlamentit dhe t’i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja URA e Abazoviqit po tentojnë të ndryshojnë ligjin për të formuar një qeveri të re – të tretën që nga mbajtja e zgjedhjeve më 2020.

Po ashtu, protestuesit po kërkojnë që të tërhiqet Ligji për presidentin, përmes së cilit, shumica parlamentare po tenton që t’ia transferojë vetes fuqitë kushtetuese të presidentit Millo Gjukanoviq, sa i përket nominimit të kandidatëve për formimin e Qeverisë. Gjukanoviç e ka kthyer ligjin në Parlament për diskutim të ri, dhe e ka cilësuar të njëjtin si jokushtetues.

Që nga fillimi i vitit, Mali i Zi është përballur me krizë politike pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit dhe refuzimit të shumicës parlamentare që të mbahen zgjedhje të reja.

Për më tepër, pothuajse të gjitha institucionet janë me ushtrues detyre, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, institucion që nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

Në tentim për të kapërcyer krizën politike, kryetarja e Parlamentit, Danjela Gjuroviç, ka thirrur në takim përfaqësuesit e të gjitha partive politike më 9 nëntor. Ajo tha se do të hapë dialogun për të tentuar që të tejkalohet kriza politike dhe institucionale./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)