Me brohoritjet, "Lironi vëllezërit tanë", kështu ka filluar ndeshja e futbollit Kukësi-Laçi, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit.
Një grup tifozësh me pankarta në duar kanë kërkuar lirimin e 11 kuksianëve, të cilët u mbajtën në burg për shkak të protestave të dhunshme, që u zhvilluan në fund të muajit mars, ku u kundërshtua tarifa për kalimin në këtë rrugë.
Komento