Protesta në Shkup, sulmohet
me gurë komuna Çair 

Protesta në Shkup, sulmohet<br />me gurë komuna Çair 
SHKUP- Ka përfunduar me incidente protesta e shqiptarëve sot në Shkup kundër arrestimeve në kuadër të operacionit “Mostër”. Mediat fillimisht raportuan për përfundim të qetë dhe pa incidente të protestës, por më mbylljen e saj një grup protestuesish u nisën drejt Komunës së Cairit ku kanë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të saj. “Koha”në Maqedoni raporton se jane thyer xhamat e godinës së komunës, ndërsa punonjësit e saj braktiësn zyrat nga frika e përshkallëzimit të situatës. Policia në vendgjarje ka nisur hetimet dhe ka mbajtur për disa orë të bllokuar rrugën që të con drejt Komunës.

PROTESTA NE SHKUP

Mijëra shqiptarë protestuan sot në qendër të Shkupit kundër arrestimeve të shqiptarëve në operacionin “Monster” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. Protestua u drejtua nga të rinjtë që mbanin në duar parrulla ku shkruhej “drejtësi dhe liri”, “ndal terrorit shtetëror”, “ndal diskriminimit kundër shqiptarëve”.
Mediat në Shkup thanë se protesta u mbikqyr nga qindra forca speciale.
Protestuesit u ndalen fillimisht para gjykatës ku u zhvillua dhe procesi hetimor ndaj 20 të arrestuarve shqiptarë., ku ndër të arrestuarit ishin dhe gra e të moshuar.
Pas Gjykatës turma e protesuesve u zhvendos para selisë së qeverisë duke vijuar me brohorritje dhe parrulla kundër asaj që ata e cilësuan diskriminim të shqiptarëve.
Disa protesties lëshuan dhe thirrje me përmbajtje fetare, raportuan gazetarët në vendgjarje.
Protestuesit u shprehën të revoltuar për mungësen në këtë tubim të përfaqësuesve politikë shqiptarë.
Ndërkohë forca të shumta policore u pozicionuan të Ura “Goce Dellcev” dhe te vendi “Posta e Maqedonisë”për të parandaluar avancimin e protestuesve në pjesën qendrore të qytetit.
Protesta zgjati rreth dy orë.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!