NJU JORK- Qindra protestues kanë dalë në sheshet kryesore në qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kundërshtuar vendimin e gjykatës për lirimin e Zimmerman, njeriut që ka qëlluar për vdekje adoleshentin me ngjyrë Trejvor Martin, i cili ishte i paarmatosur. 

Juria e përbërë nga 6 femra e la të lirë, vullnetarin e ruajtjes së rendit dhe fill pas vendimit në disa qytete si Nju Jork, Boston apo San Francisko nisën protestat e grupeve të të drejtave të njeriut. 

Mbrojtja tha se Zimmerman kishte qëlluar për t’u mbrojtur pas sulmit fizik të 17 vjecarit Martin, ndërsa prokuroria argumentoi se vullnetari 29 vjeçar, një hispanik e kishte akuzuar Martin se ishte kriminel pikerisht për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës. 

Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë thirrje që të ruhet qetësia lidhur me cështjen e cila ka shkaktuar jo pak polemika në vend në këto 16 muajt e fundit. 

Protestat kanë sjellë jo pak probleme edhe në Nju Jork ku më mijëra njerëz kanë bllokuar trafikun dhe nuk kanë lejuar qarkullimin normal në disa akse të rëndësishme të qytetit.

Redaksia online
(aq/sg/shqiptarja.com)