Protesta në Washington kundër certifikimit të Biden

Certifikimi i fitores së Biden nga Kongresi dhe Senati amerikan, do të pritet nga protesta të shumta ne Washington, protesta të nxitura nga vetë presidenti në largim. Mijëra mbështetës të Trump, përfshirë disa aktivistë të ekstremit të djathtë, pritet të bashkohen me protestat në Uashington me turmat që kanë filluar të të mblidhen që nga mbrëmja e së martës.

"Unë jam këtu për të mbështetur presidentin. Nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëjë në këtë pikë, por dua të dëgjoj atë që ai ka për të thënë, “ tha një protestues për mediat vendase.

Për të shmangur incidente të mundshme zyrtarët kanë paralajmëruar mbështetësit e Trump që të mos mbajnë armë.

 Ndërkohë që edhe presidenti në largim do të flasë në protestën e sotme, protestë e cila do të niset në orën 7 të mëngjesit dhe presidenti do të flasë në orën 11:00.

‘ Do të flas sot në protestën të shpëtojmë Amerikën, në orën 11. Hajdeni herët në orën 7 të mëngjesit”, tha Trump në postimin e tij në Twitter.

Policia të hënën arrestoi drejtuesin e  Proud Boys të ekstremit të djathtë, duke e akuzuar atë për shkatërrim të pronave private në protestat e mëparshme. Enrique Tarrio u la më vonë i lirë por një gjykatës e urdhëroi atë të qëndronte larg Uashingtonit.

Tarrio ka thënë në aplikacionin Parler se Proud Boys "do të dalin në numër rekord", duke iu referuar anëtarëve të tij.

Garda Kombëtare është kërkuar nga kryetari i bashkisë së Washington DC për të ndihmuar autoritetet lokale. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja