Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të PS, foli për protestën e qytetarëve kundër resortit në Zvërnec.
“Po të më thonin që ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, po të më thoshin se në vend të flamengove do të pastrohen paratë e zeza të mafies ndërkombëtare dhe të tjera e të tjera. Nga ato që ju janë thënë, që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë dhe janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Pikërisht se unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ua një e nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin e lartë që ju mos të besoni dhe të vazhdoni të më ngrini mua tradhtar dhe të më ulini të korruptuar e të shitur sa te të huajt, sa të oligarkët. Apo mos vallë duhet t’iu them me falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë që do jenë përfituesit e nesërm të këtij investimi. Pse duhet ta bëj unë këtë, për pushtetin, për karrigen apo për baltën që e marr në fytyrë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Zvërneci’, Rama: Toka u është blerë pronarëve, s'e kemi falur, investim 4 mld euro! Policia duhet t’i kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë qytetarin











