Protesta opozitare në Kosovë,
Thaçi e Mustafa: Zgjedhjet në 2018

Protesta opozitare në Kosovë,<br />Thaçi e Mustafa: Zgjedhjet në 2018
Menjëherë pas protestës së mbajtur nga tre partitë opozitare në Kosovë, përmes së cilës liderët e tyre dhe mijëra protestues kërkuan largimin e qeverisë së Kosovës, Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministri e Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi kanë deklaruar se qeveria e Kosovës do të vijojë punën deri në vitin 2018 kur do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
 
Në një deklaratë të përbashkët për mediet, sapo është mbyllur edhe protesta, ata kanë folur dhe mbi mbarëvajtjen e protestës dhe mbi ultimatumin e lëshuar prej krerëve të opozitës për dorëheqjen e qeverisë, duke theksuar se në asnjë rrethanë nuk do të mund të dalë dikush të rrëzojë qeverinë e Kosovës me forcë, pasi ndryshimin e pushtetit në Kosovë e vendosin vetëm qytetarët përmes kutive të votimit në ditën kur janë mbajtur apo do të mbahen zgjedhjet parlamentare.
 
Isa Mustafa: Ne respektojmë flamurin kombëtar. Ne kemi shpallë Pavarësinë tonë dhe Pavarësia ka simbolin e vet Rrepublikën e Kosovës dhe duhet ta respektojmë. Respektojmë qytetarët që kanë dalë në protestë paqëshisht. Atje flitet për të pavërteta, askush nuk ka të drejtë ta shpallë të shkarkuar qeverinë sepse sheshet nuk janë as për të zgjedhur as për të shkarkuar qeverinë, qeveria do ata vazhdojë mandatin deri në 10 qershor2018. Opozita duhet të kthehet në Kuvend që të respektojnë qytetarët. Nuk marrin rroga që të shkatërrojnë prona , ftoj opozitën të kthehet në Kuvend sepse është e kot që me forma të tilla të kërkojë rrëzimin e pushtetit. Të mos përdorin parrulla që zgjojnë nacionalizma. Ne respektojmë qytetarët që ishin këtu por respektojmë votuesit tanë që na kanë dhënë mandatin. Kush ka argument për korrupsion, për keqpërdorime të urdhëtojë argumentet para publikut. Ne flasim për argumentet tona ata për të vetat. Ne do të plotësojmë mnadatin para qytetarëve të Republikës.

Hashim Thaçi: Urime për ditën e Pavarsisë. Ne po festojmë në një moment të rëndësishëm për vendin tonë, në një vit europian për shtetin e Kosovës. Do të vazhdojmë reformat e rëndësishme demokratike ,do të thellojmë bashkëpunimin europian. Kosoav ka kaluar sfida jo të lehta në këto 8 vite pavarësie. Sfidat që i ka vendi ynë i kanë dhe vendet e tjera, por po punojmë me përkushtim. Prandaj institucionet janë stabile, legjitime. Pamë një manifetim dinjitoz për 8 vjetorin, falenderojmë presidentin histori Ibrahim Rugova dhe komandatin Jashari. Ne të gjithë kemi qënë në opozitë por kur ka ardhur interesi i shtetit jemi bashkuar. Dua të rikthesoj që eprorët opozitarë duhet të përgjigjen për falsifikimet e peticionit, madje do ngrihet komision hetimor për ti vërtetuar firmat. Nuk dëgjuam sot cështjen e demarkacionit sepse nuk është cështje në realitet. Opozitarët folën për zgjedhje, asocacionin e ka votuar dhe zoti Haradinaj. Prandaj nuk ekziston si cështje. Ne mund të flasim për reforma elektorale.  Falenderoj protestuesve që nuk iu bashkuan provokimit të opozitës. Ne i pritëm ata nuk erdhën ,u larguan me bisht ndërshalë dhe ne do të vazhdojmë të implementojmë standartet e nevojshme. Në pushtet vihet përmes procesit elektoral. Askush nuk ka pushtet me shkel kushtetutën e Kosovës. Ultimatumet e opozitarëve nuk na bëjnë përshtypje. Nuk kemi ndërmend të dëgjojmë ultimatum revolucionare. Dëgjojmë vetëm votuesit tanë. Ne nuk kemi provokuar, kemi thirrur për dialog. 



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin