Protesta për çmimin e naftës
Ahmetaj: Të majtët e kanë ulu

Protesta për çmimin e naftës<br />Ahmetaj: Të majtët e kanë ulu
Nga Elbasani ku mori pjesë në një konferencë për zhvillimin ekonomik, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka shfrytëzuar rastin të komentojë protestën e opozitës kundër çmimit të rritjes së naftës. Ai ka theksuar se me ardhjen të majtëve në pushtet çmimi i naftës është ulur, ndërsa theksoi se tregu i hidrokarbureve do ketë standarte te reja sa i përket cilësisë dhe sasisë. 

Gjithashtu ministri Ahmetaj theksoi në fjalën e tij se tashmë mund të flitet për një model të ri ekonomik me fokus rritjen e prodhimit vendas dhe të eksporteve. Ai tha se ka një rritje të investimeve të huaja dhe premtoi shlyerjen e të gjitha borxheve ndaj sipërmarrjes brenda tre viteve

Më tej Ahmetaj tha se gjatë vitit 2015 karshi fasonëve qeveria tregoi suprotine duhur, ndërsa shtoi se 2016 do të ketë ndryshime në ligj. Në konferencë ishte i pranishëm edhe ministr i bujqësisë Edmond Panariti deputet të zonës si dhe drejtues lokalë.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare