Protesta për inceneratorët,4 të
arrestuar,policia:E paligjshme

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme për ndërtimin e impiantit të mbetjeve. Sipas policisë, personat e arrestuar akuzohen se kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, si dhe kanë kundërshtuar efektivët dhe penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Në pranga kanë rënë shtetasit:
1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2.Eridjon Janji, 32 vjeç.
3.Bledjon Bita, 43 vjeç.
4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 236, 262, 293 e 25 të Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël

Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël